Xavi reagon i mërzitur pas barazimit: Mund të fitonim

  • S.A /
  • 22 February 2024 - 09:53
Xavi reagon i mërzitur pas barazimit: Mund të fitonim

Xavi Hernandez është parë i mërzitur në konferencë për shtyp mbrëmë pas barazimit me Napolin me rezultat 1:1 në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, transmeton "Kosova Sot Online ".

Trajneri katalunas mendon se ekipi i tij meritoi më shumë në ndeshjen e zhvilluar në Itali

“Ky barazim ma lë një shenjë mërzie sepse kemi mundur të fitonim. E patëm posedimin dhe luajtëm mjaft mirë në çdo fazë të lojës. Pas 1:0 na mungoi paksa dominimi, kontrolli i lojës dhe ky është një mëkat. Nuk do të nënshkruaja për një barazim as para lojës. E përsëris, është mëkat, por i kemi të gjitha për ta kaluar këtë xhiro”, deklaroi fillimisht Xavi pas lojës së zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

“Jam i lumtur me paraqitjen, na mungoi veç pjekuria në disa faza të lojës. Për 3-4 minuta e humbëm paksa dominimin dhe duhet t’i evitojmë këto pauza. Ne bëmë lojë mjaft të mirë. Ndoshta ata fizikisht janë më të fortë se ne, por ishim mirë në repartin defanziv dhe dominuam duke krijuar shumë raste. Merituam të fitonim, por Champions League është kështu”, vazhdoi Xavi, i cili beson se Barça do të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. 

(Kosova Sot Online )