Xabi Alonso ka vendosur se cilën skuadër dëshiron ta drejtojë sezonin e ardhshëm

  • S.A /
  • 22 February 2024 - 10:39
Xabi Alonso ka vendosur se cilën skuadër dëshiron ta drejtojë sezonin e ardhshëm

Xabi Alonso thuhet se tashmë ka ndarë mendjen se ku dëshiron të vazhdojë karrierën si trajner sezonin e ardhshëm. Spanjolli ka mahnitur të gjithë me taktikat e tij te Bayer Leverkuseni, derisa janë në rrugë të mbarë që të shpallen kampion në Bundesliga si të pamposhtur, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas asaj që raporton gazetari Florian Plettenberg, Alonso është duke u kërkuar me ngulm nga Liverpooli si pasues i Jurgen Klopp, ndërsa Bayern Munichu e sheh si zëvendësues të Thomas Tuchel.Dy trajnerët do të largohen në fund të sezonit, duke i lënë anglezët dhe gjermanët në kërkim të trajnerëve.

Por, Plettenberg raporton se Alonso tashmë e ka vendosur të shkojë te Bayern Munichu, duke qenë më shumë i lidhur nga koha e tij si lojtar në Allian Arena se sa në Anflied Road.

Konfirmi për zgjedhjen e Bayernit do të përcaktohet vetëm kur të përfundojë sezoni, pasi shpreson ta festojë titullin e kampionit me Bayer Leverkusenin.

(Kosova Sot Online )