Zbardhet shuma marramendëse që ka fituar Cristiano Ronaldo në Arabi Saudite pas largimit nga Man Utd

  • S.A /
  • 22 February 2024 - 11:28
Zbardhet shuma marramendëse që  ka fituar Cristiano Ronaldo në Arabi Saudite pas  largimit nga Man Utd

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo ka fituar një shumë të madhe që kur siguroi një transferim në Superligën e Arabisë Saudite te Al Nassr. Pak më shumë se një vit më parë, pesë herë fituesi i Topit të Artë ra dakord të largohej nga United dhe siguroi një lëvizje fitimprurëse te skuadra e Al Nassr, transmeton  "Kosova Sot Online".

 Në atë kohë Ronaldo ishte më i dalluari në zgjedhjen për t’u transferuar në shtetin saudit, megjithatë verën e ardhshme, emra si Neymar Jr, Sadio Mane , Roberto Firmino, Karim Benzema, Jordan Henderson dhe Riyad Mahrez të gjithë ndoqën shembullin e tij. Transferimi i Ronaldos u konfirmua më 30 dhjetor 2022, rreth një muaj pasi kontrata e tij me Manchester United u ndërpre pas një mosmarrëveshjeje me trajnerin Erik ten Hag dhe një interviste të ashpër në Talk TV.

Sipas gazetës Marca, ylli portugez ra dakord për një marrëveshje të madhe prej 177 milionë funtesh apo mbi 200 milionë euro në vit me Al Nassr, e cila arrin në rreth 3,403,846 funte apo rreth 4 milionë euro në javë.

Dhe duke qenë tani në klub për rreth 60 javë, ai ka fituar afërsisht 204,230,769 funte apo 240 milionë euro.

Për më tepër, përtej fitimit të një pasurie, Ronaldo ka thënë gjithashtu se standardi i Superligës së Arabisë Saudite është përmirësuar në mënyrë drastike që nga ardhja e tij.

(Kosova Sot Online )