Inter Miami në krye me Lionel Messin e nisin me fitore edicionin në MLS

  • S.A /
  • 22 February 2024 - 11:50
Inter Miami  në krye me Lionel Messin e nisin me fitore edicionin në MLS

Inter Miami e ka nisur me fitore edicionin e ri në Ligën Amerikane, MLS, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ekipi amerikan arriti fitore në shtëpi ndaj Real Salt Lake me rezultatin 2:0.

Lionel Messi me shokë e dominuan pjesën e parë ndaj kundërshtarit, ku përveç golit patën shumë raste shënimi.

E kur jemi tek goli, atë në pjesën e parë e realizoi futbollisti Robert Taylor.

Zhvillohej minuta e 39-të kur Taylor realizoi për 1:0, pasi u asistua nga Messi.

Në pjesën e dytë, mysafirët ishin skuadër më e mirë duke krijuar më shumë, por vendasit nuk e lëshuan fitoren nga duart, madje shënuan edhe një herë.

Goli i dytë erdhi në minutën e 83-të nga Diego Gomez, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 2-0. Gomez u asistua nga Luis Suarez.

Ndeshja e ardhshme për Inter Miamin do të jetë shumë interesante, ajo përballë Los Angeles Galaxy në udhëtim.

(Kosova Sot Online )