Edon Zhegrova befason me gol edhe nga prapa portës!

  • S.A /
  • 23 February 2024 - 08:44
Edon  Zhegrova befason  me  gol edhe nga prapa portës!

Edon Zhegrova po vazhdon të tregojë aftësitë e tij të shkëlqyeshme me topin edhe gjatë seancave stërvitore me Lillen. Ylli kosovar ka publikuar një video në llogarinë e tij në “Instagram”, ku shihet duke shënuar gol edhe nga një pozitë mjaft e vështirë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Zhegrova me shokë po bëhen gati për ndeshjen e ardhshme në Ligue 1, në udhëtim ndaj Toulouse, që do të zhvillohet më 25 shkurt. Kujtojmë se 24-vjeçari ka regjistruar 21 paraqitje këtë sezon në elitën e futbollit francez, teksa ka shënuar tre gola dhe ka shtuar pesë asistime.

(Kosova Sot Online )