Nesër shorti në Ligën e Evropës për 16 skuadrat e kualifikuara në 1/8 e finales

  • S.A /
  • 23 February 2024 - 09:02
Nesër shorti në Ligën e Evropës për 16 skuadrat e  kualifikuara në 1/8 e finales

Tashmë janë mësuar emrat e 16 skuadrave të kualifikuara për në 1/8 e finales në Ligën e Evropës.

Tetë skuadra kishin siguruar këtë fazë pasi u renditen të parat në grupet e tyre, kurse tetë të tjera u mësuan sonte pas mbylljes së fazës së “play-offit”, transmeton "Kosova Sot Online ".

Freiburg, Qarabag, Milan, Benfica, Marseille, Sparta Prague, Sporting Lisbona dhe Roma janë skuadrat që sonte kaluan tutje.

Kurse, direkt në 1/8 e finales si fitues të grupit ishin kualifikuar Atalanta, Brighton Hove & Albion, Liverpool, Bayer Leverkusen, Rangers, Slavia Praha, Villarreal, West Ham United dhe Roma.

Tërheqja e shortit për 1/8 e finales në Ligën e Evropës do të bëhet nesër (e premte), në Nyon të Zvicrës, nga ora 12:00.

Siç dihet, skuadrat nga i njëjti shtet nuk do të mund të takohen mes vete në këtë fazë.

Ndeshjet e para të 1/8 së finales në Ligën e Konferencës do të zhvillohen më 7 mars, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë – më 14 mars.

Fituesit e tetë ndeshjeve do të kalojnë në çerekfinale. Shorti i kësaj faze, por edhe për gjysmëfinale, është i paraparë të tërhiqet më 15 mars.

(Kosova Sot Online )