Sot zhvillohen edhe këto dy ndeshje në Superligë

  • S.A /
  • 24 February 2024 - 10:33
Sot zhvillohen edhe këto dy ndeshje në Superligë

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me javën e 22-të. Xhiroja hapet të shtunën me ndeshjen Ballkani-Gjilani, transmeton "Kosova Sot Online ". Suharekasit kërkojnë fitore dhe ta ruajnë vendin e parë në tabelë pas disa rezultateve të dobëta. Në anën tjetër, të kuqtë nga Gjilani nuk dinë për fitore tash e pesë xhiro. Të shtunën luajnë edhe Malisheva-Feronikeli 74.

Në bazë të formës, malishevasit janë favorit në letër, por nuk duhet nënvlerësuar Niklin që me Shefki Kuqin në krye kanë marrë dy barazime. E Malisheva e cila triumfoi përballë Prishtinës në mesjavë e sheh veten e katërta në klasifikim.

(Kosova Sot Online )