Lexoni edhe:
Granit Xhaka pjesë e formacionit të javës në Bundeligë
Rey Manaj është duke shkëlqyer në kampionatin turk me skuadrën e Sivassporit. Manaj realizoi golin e tretë në fitoren 4:1 kundër Pendikspor, fundjavën që e lamë pas, transmeton "Kosova Sot Online".
E kjo formë fantastike e tij, ka bërë që disa skuadra të interesohen për shërbimet e sulmuesit shqiptar. Këtë e ka konfirmuar edhe vet trajneri i tij, Bulent Uygun.
Granit Xhaka pjesë e formacionit të javës në BundeligëLexoni edhe:
“Ka njerëz që e kërkojnë në Francë, Spanjë, Arabinë Saudite dhe Katar. Në përfundim të sezonit klubi do bëjë atë që nevojitet. Sigurisht që është vendosur edhe një çmim, 15 milionë euro. Çdokush e ka një çmim. Të vetmet gjëra që nuk mund të ndryshojnë dhe blihen janë tifozët tanë dhe uniforma e Sivasporit”, përfundoi Uygun. Në të gjitha garat, Manaj ka realizuar 18 gola me ekipin e Sivassporit. Tek kjo skuadër, ai erdhi gjatë gushtit si një futbollist i lirë.
(Kosova Sot Online )