Federata e Futbollit të Arabisë hap hetim ndaj Ronaldos, bëri gjeste të turpshme ndaj tifozëve

  • S.A /
  • 27 February 2024 - 08:48
Federata e Futbollit të Arabisë hap hetim ndaj Ronaldos, bëri  gjeste të turpshme ndaj tifozëve

Federata e Futbollit të Arabisë hap hetim ndaj Ronaldos pas gjesteve të turpshme ndaj tifozëve, transmeton "Kosova Sot Online ".

Cristiano Ronaldo raportohet se do t’i nënshtrohet një hetimi pas gjesteve të turpshme që bëri ndaj tifozëve në një ndeshje të Ligës Saudite.

Të dielën, Al Nassr u përball në udhëtim ndaj Al Shababit, të cilët kanë afruar në ekipin e tyre yje si Yannick Carrasco dhe Ivan Rakitic. Ronaldo e hapi ndeshjen pas penalltisë së shënuar në minutën e 21-të, por eventualisht mysafirët barazuan rezultatin me anë të Carrascos. Në fund, ishte ekipi i Ronaldos që doli fitues fal golit të Anderson Taliscas. Sidoqoftë, sulmuesi portugez duket se ishte i acaruar me tifozët kundërshtar të cilët po brohorisnin emrin e ish-rivalit të tij Lionel Messi. Në kundërpërgjigje, Ronaldo vendosi dorën e tij në vesh para se të bëjë një gjest i cili nga shumë njerëz u cilësua si u turpshëm, në drejtim të tribunave. Sipas një raportimi nga The Telegraph, Federata e Futbollit të Arabisë tanimë ka hapur një hetim lidhur mbi incidentin. Në sezonin e tij të dytë në Arabinë Saudite, ylli portugez e ka vazhduar rekordin e tij para portës, ndërsa momentalisht po udhëheq listën e golashënuesve më të mirë në Lindjen e Mesme. Goli që shënoi të dielën nga penalltia e çoi në 22 numrin e golave të shënuar në 20 paraqitje.

(Kosova Sot Online )