Girona kthehet te fitorja, mban pozitën e dytë në tabelë

  • S.A /
  • 27 February 2024 - 08:56
Girona kthehet te fitorja, mban pozitën e dytë në tabelë

Pas një humbjeje e dy barazimeve rresht, Girona u rikthye së fundi  te fitorja në La Liga duke vazhduar që të mbajë pozitën e dytë në tabelë edhe pas javës së 26-të, transmeton "Kosova Sot Online".

Skuadra e drejtuar nga Michel triumfoi sonte ndaj Rayo Vallecanos.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Montilivi” përfundoi me rezultatin 3:0. Viktor Tsygankov (52’) dhe Savio (90+1’, 90+6’) shënuan golat e fitores për vendasit. Vlen të theksohet se skuadra mysafire luajti me një futbollist më pak nga minuta e 76-të, kur nga loja u përjashtua mbrojtësi, Pep Chavarria, me kartonin e dytë të verdhë. Girona pas kësaj fitore ka 59 pikë, gjashtë më pak se lideri, Real Madridi, dhe dy më shumë se Barcelona, që mban pozitën e tretë. Rayo Vallecano ka 25 pikë dhe ndodhet në pozitën e 14-të.

(Kosova Sot Online )