Lexoni edhe:
Bislimi: Serbia po e pengon fuqishëm avancimin në rrugën drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve e njohjes reciproke
Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët e Kombëtares se kanë dalë sot në shitje biletat e ndeshjes miqësore Suedi – Shqipëri, që do të luhet më 25 mars në stadiumin “Friends Arena“ të Stokholmit në Suedi, transmeton "Kosova Sot Online".
Tifozët shqiptarë do të kenë në dispozicion 1500 bileta në sektorët 118 dhe 119. Çmimi i biletës për këtë ndeshje miqësore do të jetë 100 krona suedeze.
FSHF bën me dije se biletat e vlefshme për këtë ndeshje do të shiten online.
(Kosova Sot Online )