Mallorca në finale të Kupës së Mbretit, e kalon me penallti edhe Sociedadin

  • S.A /
  • 28 February 2024 - 09:08
Mallorca në finale të Kupës së Mbretit, e kalon me penallti edhe  Sociedadin

Mallorca ka kaluar në finale të Kupës së Mbretit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Skuadra e drejtuar nga Javier Aguirre eliminoi sonte Real Sociedadin, në gjysmëfinale të kësaj gare.

Përballja e dytë gjysmëfinale e luajtur në “Reale Arena” nuk prodhoi fitues gjatë kohës së rregullt dhe përfundoi me rezultatin 1:1. Edhe përballja e parë ishte mbyllur baras, por pa gola. Kjo ndeshje u vendos pas penalltive, pasi edhe vazhdimet prej 30 minutave nuk dhanë fitues. “Piratët” kaluan të parë në epërsi me golin e Giovanni Gonzalez (50′), teksa vendasit barazuan përmes Mikel Oyarzabal (71′). Në ekezkutimin e penalltive më të saktë u treguan futbollistët e Mallorcas, që triumfuan me rezultatin 4:5. Vedat Muriqi në këtë ndeshje luajti si zëvendëdues, duke u inkuadruar në minutën e 67-të. Sulmuesi kosovar e mori përgjegjësinë për të ekzekutuar penalltinë e parë për skuadrën e tij, të cilën e shndërroi në gol. Mallorca në finale do të takohet me Athletic Bilbaon ose Atletico Madridin. Përballja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte fituar minimalisht (0:1) nga Bilbao, kurse ndeshja e kthimit do të zhvillohet të enjten, në “San Memes”. 

(Kosova Sot Online )