Ja si duket festa e çmendur e Muriqit me shokë pas kualifikimit në finale

  • S.A /
  • 28 February 2024 - 09:29
Ja si duket  festa e çmendur e Muriqit me shokë  pas kualifikimit në finale

Mallorca e siguroi mbrëmë një kualifikim historik në finale të Copa del Rey pasi në gjysmëfinale e eliminoi Real Sociedadin. Përballja e dytë gjysmëfinale e luajtur në “Reale Arena” nuk prodhoi fitues gjatë kohës së rregullt dhe përfundoi me rezultatin 1:1, transmeton "Kosova Sot Online ".

Edhe përballja e parë ishte mbyllur baras, por pa gola.

Dhe, kjo ndeshje u vendos pas penalltive pasi edhe vazhdimet prej 30 minutave nuk dhanë fitues.

Piratët” kaluan të parë në epërsi me golin e Giovanni Gonzalez (50′), teksa vendasit barazuan përmes Mikel Oyarzabal (71′).

Në ekzekutimin e penalltive më të saktë u treguan futbollistët e Mallorcas, që triumfuan me rezultatin 4:5.

Vedat Muriqi në këtë ndeshje luajti si zëvendësues, duke u inkuadruar në minutën e 67-të.

Sulmuesi kosovar e mori përgjegjësinë për të ekzekutuar penalltinë e parë për skuadrën e tij, të cilën e shndërroi në gol.

Përfaqësuesi kosovar pas lojës e publikoi një video në Instastory duke e shfaqur festën që mbretëroi në dhomën e zhveshjes së Mallorcës për këtë arritje të madhe.

Mallorca në finale do të takohet me Athletic Bilbaon ose Atletico Madridin. Përballja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte fituar minimalisht (0:1) nga Bilbao, kurse ndeshja e kthimit do të zhvillohet të enjten, në “San Memes”.

https://streamable.com/bmjld3

(Kosova Sot Online )