Edhe një tjetër rekord për Haalandin me Man Cityn

  • S.A /
  • 28 February 2024 - 10:40
Edhe një tjetër rekord për Haalandin me Man Cityn

Një tjetër rekord për Erling Haaland. Sulmuesi i Manchester Cityt është duke e dominuar skenën që kur është transferuar në Angli dhe mbrëmë ishte protagonist në ndeshjen e së tetës së finales së FA Cup kundër Luton Town, e fituar nga ekipi i Pep Guardiolës me rezultat 6:2, transmeton "Kosova Sot Online "

Futbollisti norvegjez i realizoi 5 gola, prej tyre 4 asistime i mori nga Kevin de Bruyne.

Ish-futbollisti i Salzburgut dhe i Borussia Dortmundit u bë futbollisti i parë në histori të klubit që i shënon dy herë nga 5 gola pasi këtë gjë e kishte bërë për herë të parë ndaj Leipzigut në Ligën e Kampionëve. Haaland po ashtu u bë lojtari i parë që i shënon pesë gola në FA Cup që kur Frank Roberts kishte arritur ta bënte këtë në vitin 1926. Në fund të ndeshjes, 23 vjeçari foli për “ITVFootball” për raportin e tij në fushë me De Bruyne, i cili u rikthye pak kohë më parë nga lëndimi. “Ai po vjen, ne po vijmë. Jemi të gatshëm për të sulmuar. Është një kënaqësi dhe një privilegj të luaj me të. Është një djalosh inteligjent, më pëlqen të luaj me djelmosha inteligjentë”, deklaroi Haaland pas lojës. Kjo dyshe e inspiroi Manchester Cityn në sezonin e kaluar për ta fituar “treshen” e trofeve, përfshirë këtu FA Cup, Premierligën dhe Ligën e Kampionëve. 

(Kosova Sot Online )