Peja – Prishtina, klasikja e sontme kosovare në Ligën Ballkanike

  • S.A /
  • 29 February 2024 - 11:42
Peja – Prishtina, klasikja e sontme kosovare në Ligën Ballkanike

Dy prej klubeve më të mira të basketbollit të pasluftës në Kosovë, Peja dhe Sigal Prishtina do t’i matin forcat sonte në parket, transmeton "Kosova Sot Online ".

Verdhezinjtë dhe Bardhekaltrit do të përballen në ndeshjen e vlefshme për Ligën Ballkanike.

Aktualisht, të dy gjigantët e basketbollit kosovar i kanë nga tri fitore dhe nga një humbje, duke i grumbulluar nga 7 pikë, për t’i mbuluar pozitat tre dhe katër në tabelë.

Ndeshja mes Pejës dhe Sigal Prishtinës do të luhet në palestrën e sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë pasi në palestrën “Karagaç” në Pejë nuk po funksionon semafori kryesor.

Kjo ndeshje, e cila pritet të jetë mjaft interesante dhe me plot ethe, do të nisë në orën 19:00.

(Kosova Sot Online )