Athletic Bilbao e eliminon Atletico Madridin, kalon në finale të Kupës së Mbretit

  • S.A /
  • 01 March 2024 - 08:48
Athletic Bilbao e eliminon Atletico Madridin, kalon në finale të Kupës së Mbretit

Athletic Bilbao është finalisti i dytë në Kupën e Mbretit për këtë edicion, transmeton "Kosova Sot Online ".

Baskët fituan 3:0 ndaj Atletico Madridit në shtëpi, pasi paraprakisht triumfuan 1:0 në ndeshjen e parë.

Vëllezërit Williams shënuan dy golat e parë në pjesën e parë, kurse Guruzeta shënoi në minutën e 61-të për 3:0.

Kësisoj, në finale Athletic Bilbao do të përballet me Mallorcan e Vedat Muriqit.

(Kosova Sot Online )