Lajm i mirë për Interin, mësohet se kur do të rikthehen treshja Thuram, Acerbi dhe Calhanoglu

  • S.A /
  • 02 March 2024 - 08:28
Lajm i mirë për Interin, mësohet se kur do të rikthehen  treshja Thuram, Acerbi dhe Calhanoglu

Seanca e mëngjesit të së premtes dha një lajm të mirë për Simone Inzaghin, i cili mund të mirëpresë tre nga lojtarët kryesorë përsëri në grup në javët e ardhshme, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas raportimeve nga “Calciomercato”, Marcus Thuram dhe Francesco Acerbi janë dy lojtarët e Interit më afër rikthimit në fushë.

Megjithatë, edhe Hakan Calhanoglu thuhet se nuk është shumë larg prej rikthimit.

Siç qëndrojnë gjërat, Thuram dhe Acerbi mund të kthehen në stërvitje në grup me pjesën tjetër të skuadrës së “Nerazzurrëve” të shtunën.

Kësisoj, ata mund të jenë të aftë për të luajtur në ndeshjen e ardhshme me Interin, ndaj Genoas, më 4 mars.

Gjendja e Calhanoglu thuhet se po përmirësohet gjithashtu dhe ai mund të rikthehet pak më vonë se dyshja e lartpërmendur.

Mesfushori turk mund të rikthehet për ndeshjen si mysafir kundër Bolognas, të shtunën e ardhshme. 

(Kosova Sot Online )