Bayerni ia cakton çmimin, Davies mbetet i lidhur me një transferim te Real Madridi

  • S.A /
  • 02 March 2024 - 09:15
Bayerni ia cakton çmimin, Davies mbetet i lidhur me një transferim te Real Madridi

Alphonso Davies mund të largohet nga Bayern Munichi pas përfundimit të sezonit, transmeton "Kosova Sot Online".

Tash e një kohë, kanadezi është i lidhur me një largim nga “Allianz Arena”, për t’u transferuar te Real Madridi.

Bayerni ende nuk ka hequr dorë nga shpresa për zgjatjen e bashkëpunimit me të, por tani i ka vendosur çmimin e largimit mbrojtësit të majtë.

Sipas “Bild”, “Bavarezët” kërkojnë së paku 70 milionë euro për ta lënë Daviesin që të largohet në verë.

Mbetet të shihet nëse “Los Blancos” do të jenë të gatshëm të paguajnë këtë shifër.

Gjithashtu, nuk përjashtohet mundësia që edhe ndonjë klub tjetër i madh evropian t’i bashkohet garës për transferimin e 23-vjeçarit.

Alphonso Davies me Bayernin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025

(Kosova Sot Online )