Amir Rrahmani e ka lëshuar fushën i dëmtuar në përballjen ndaj Juventusit

  • S.A /
  • 04 March 2024 - 08:50
Amir Rrahmani e ka lëshuar fushën i dëmtuar në përballjen ndaj Juventusit

Amir Rrahmani e ka lëshuar fushën i dëmtuar në përballjen mes Napolit dhe Juventusit, që u mbyll me fitoren e skuadrës së tij, transmeton "Kosova Sot Online ".

Napoli fituar në derbi ndaj Juventusit me rezultatin 2-1 në përballjen e javës së 27-të.Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani e nisi ndeshjen nga minuta e parë, por u largua i lënduar nga fusha në minutën e 65-të.Në mediumet italiane raportohet se mbrojtësi Rrahmani ka pasur probleme me muskuj.

Nuk bëhet e ditur sa do t’i mungoj Napolit, ku klubi në orët në vijim, apo të hënë do të del me njoftim rreth gjendjes së tij. Nëse nuk është lëndim i rëndë, ai pritet të jetë gati pas një kohe, ku do të jetë gati edhe për ndeshjet miqësore të Kosovës në mars.

Kosova luan ndaj Armenisë dhe Hungrinë me 22 dhe 26 mars.

(Kosov Sot Online )