Talenti dhe forca e Amir Rrahmanit iu bë “exhel” Vlahovicit në fitoren e Napolit ndaj Juves

  • S.A /
  • 04 March 2024 - 15:48
Talenti dhe forca e Amir Rrahmanit iu bë “exhel” Vlahovicit në fitoren e Napolit ndaj Juves

Amir Rrahmani e bëri një paraqitje pozitive në fitoren e Napolit ndaj Juventusit me rezultat 2:1 në fundjavën që shkoi, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ylli kosovar e kreu me sukses detyrën e tij, ndërsa ishte një “exhel” për sulmuesin juventin, Dusan Vlahovic. Qendërmbrojtësi kosovar i pati disa ndërhyrje të suksesshme ndaj futbollistit serb.

Kjo bëri që sulmuesi kryesor i Juves të mos e gjente golin. Rrahmani, i cili pati paksa rënie të formës në këtë sezon, arriti që me sukses, me shokët e repartit, ta ndalnin ekipin “Bianconeri”. Ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe Veronës luajti për 65 minuta duke ia lëshuar vendin bashkëlojtarit Leo Ostigard. Kampioni aktual italian aktualisht gjendet në vendin e shtatë në tabelë me 43 pikë. Për Rrahmanin thuhet se gjatë verës që vjen mund të largohet nga klubi napolitan, ndërsa për të interesim kanë shfaqur Atalanta në Itali dhe Atletico Madridi në Spanjë.

https://streamable.com/dgeato

(Kosova Sot Online )