Lojën e dhunshme Lepenci e fiton me rezultat zyrtar 3:0 kundër Sharrit

  • S.A /
  • 04 March 2024 - 15:58
Lojën e dhunshme Lepenci e fiton me rezultat zyrtar 3:0 kundër  Sharrit

Lepenci e ka fituar me rezultat zyrtar, 3:0 ndeshjen me plot incidente ndaj Sharrit. Futbollistët e ekipit nga Kaçaniku u sulmuan fizikisht nga lojtarët vendës në Han të Elezit, ndërsa minibusi i tyre u sulmua me gurë nga tifozët vendës, transmeton "Kosova Sot Online".

Dhe sot, Lepenci njofton se Komisioni i Garave i Ligës së Dytë ka vendosur që ndeshja e ndërprerë mes këtij klubi dhe Sharrit, të regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3. 

Ndërkohë, për klubin e Sharrit priten dënime të tjera pas lëshimeve të mëdha në organizim të lojës.

(Kosova Sot Online )