Harry Kane regjistron një rekord të madh pas dy golave që shënoi kundër Lazios

  • S.A /
  • 06 March 2024 - 08:37
Harry Kane regjistron një rekord të madh pas dy golave që shënoi kundër Lazios

Bayern Munichi siguroi  kualifikimin për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar Lazion në 1/8 e finales të kësaj gare, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Bavarezët” triumfuan me rezultatin 3:0, duke përmbysur kështu rezultatin nga ndeshja e parë, që ishte fituar 1:0 nga lacialët.

Harry Kane shkëlqeu edhe një herë tjetër, duke shënuar dy gola në fitoren e gjigantit gjerman.

Ai regjistroi edhe një rekord, duke u bërë lojtar i parë britanik që shënon mbi 50 gola në garat e UEFA-s, njofton faqja e specializuar “Squawka”.

Kane gjithashtu është i vetmi lojtar që është përfshirë në 40 e më shumë gola nga shtatë ligat kryesore të Evropës, duke përfshirë edhe garat evropiane. Ylli anglez është i përfshirë në 41 gola deri tash.

(Kosova Sot Online )