Vetëdija e faktorit ndërkombëtar ka filluar të zgjohet, Serbia të ndëshkohet e mos të ledhatohet

Vetëdija e faktorit ndërkombëtar ka filluar të zgjohet, Serbia të ndëshkohet e mos të ledhatohet
Vetëdija e faktorit ndërkombëtar ka filluar të zgjohet, Serbia të ndëshkohet e mos të ledhatohet

Gjon Keka

  • 06 March 2024 - 07:49

Shkruan: ANALISTI-Gjon Keka

Zërat e arsyes të disa deputetëve evropian dhe kritikat e tyre ndaj politikës së butë të Bashkimit Evropian karshi Serbisë dhe etnitetit serbë në Bosnje tregojnë se ngadalë , edhe pse më vonesë po bëhet përgatitja e terrenit dhe vetëdijesimit të Bashkësisë ndërkombëtare për vendosjen e masave ndëshkuese ndaj atyre vendeve dhe politikës së tyre që janë rrezik për paqen ,stabilitetin dhe demokracinë në përgjithësi në Evropë.

-Deri më tani faktori ndërkombëtar e ka trajtuar politikën dhelparake serbe në Serbi dhe atë të etnitetit serb në Bosnje me copa të vogla djathi,për t'i zbutur dhe larguar këto dy vende nga orbita ruse ,por tani më u pa qartë se ishte vetëm humbje kohe,gabim dhe në dëm të vetë Bashkimit Evropian dhe bashkësisë ndërkombëtare në përgjithësi.Copat e djathit që iu hodhën dhelprave të tilla në mjedisin e Evropës Juglindore iu kthyen Bashkimit Evropian ,respektivisht Bashkësisë ndërkombëtare me gurë dhe me kërcënime për destabilitet të rajonit. Pra u pa qartë se sado që ta ushqesh një dhelpër apo ujk të tillë është humbje kohe ,e rrezikshme dhe në dëm të paqes,stabilitetit e demokracisë në Evropën Juglindore. Tani shihet në horizont se një politikë e përkëdheljes ndaj ndaj politikës në pushtet në Serbi dhe të etnitetit serb në Bosnje vetëm sa i ka bërë atyre favore që ta vazhdojnë avazin e vjetër, të ushqejnë apetitet për destabilitet dhe pengojnë perspektivën e vendeve të tjera të Evropës juglindore në udhën e integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Madje një përkëdhelje e tillë i dha hapësirë ndikimit edhe më të dukshëm rus në rajon nëpërmjet tyre saqë pati edhe shenja të qarta të destabilitetit dhe të hyrjes në fushën e rrezikshme të një lufte apo konflikti që do të kishte pasoja të paparashikueshme në tërë rajon me mundësi zgjerimi edhe në gjithë Evropën. Prandaj zërat e arsyes të disa deputetëve evropian dhe kritikat e tyre ndaj politikës së butë të Bashkimit Evropian karshi Serbisë dhe etnitetit serbë në Bosnje tregojnë se ngadalë , edhe pse më vonesë po bëhet përgatitja e terrenit dhe vetëdijesimit të Bashkësisë ndërkombëtare për vendosjen e masave ndëshkuese ndaj atyre vendeve dhe politikës së tyre që janë rrezik për paqen ,stabilitetin dhe demokracinë në përgjithësi në Evropë. Këto zëra të parë ,ftojnë për një ndryshim të politikës së butë të Bashkësisë ndërkombëtare ,por edhe për një qasje më të vendosur ndaj shkaktarëve të destabilitetit, ndaj prishësve të paqes ,ndaj mos respektuesve dhe mos përmbushësve të obligimeve të dala nga marrëveshjet ndërkombëtare në këtë rast ndaj marrëveshjes në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë të arritur në Ohër.

Duhet nënvizuar edhe këtë sikur e thanë qartë nga Parlamenti Evropian ,se vendosja e masave ndaj Kosovës ishte një gabim i madh i tyre, ashtu edhe deputet evropian tani me zërin e tyre tregon se vetëdija evropiane ka filluar të flas edhe me arsyen e saj ,e që në këtë rast nuk u përdor; por vetëm u anashkaluan mesazhet se një politikë e tillë e ndëshkimit të Kosovës me masa të padrejta e të njëanshme dhe aspak të arsyetuara ato masa, Sa që u dukën qartë se masat ndaj Kosovës u vendosën symbyllur dhe pa e analizuar në thellësi situatën, realitetin dhe rrethanat, por ,tani si duket syzet që i vendosën Borrel e Lajçak kundër diellit ia hapën sytë për ta parë në dritë problemin e vërtetë dhe shkaktarët e destabilitetit në rajon. Në fakt kjo politikë e përkëdheljes nga faktori ndërkombëtar vetëm sa i ka dhënë kohë t'i frynë balonit provues rus nëpërmjet ëndrrave të vjetra serbe për të shkaktuar ndonjë konflikt në Kosovë e për të humbur kohë sa më shumë në këtë proces të dialogut apo arritjes së ndonjë marrëveshje në këto rrethana gjeopolitike të cilat nuk i konvenonin asaj.

Edhe tani ajo dëshiron që sa më shumë ta zvarrit procesin e implementimit të marrëveshjeve të arritura, të pranimit të realitetit të ri se Kosova është e pavarur dhe të hapjes së udhës për të gjithë popujt në rajon drejt integrimit në institucionet euroatlantike. Me pak fjalë tani pas gjithë kësaj faktori ndërkombëtar do të arrijë tek hapi i radhës i aplikimit të një politike më të vendosur më të fuqishme në detyrimin e palëve për implementimin e marrëveshjeve të arritura ,por edhe të trajtimit të dy palëve në mënyrë të barabartë dhe jo sikur janë trajtuar deri më sot ,kur Kosova është ende nën masa të padrejta, kurse Serbia pa asnjë masë ndëshkuese efektive për të ecur në binar i gjithë procesi i dialogut dhe zbatimit të obligimeve të marra ndërkombëtare nga të dy palët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".