Luis Enrique ka hequr dilemat, e ardhmja e Mbappes s’do të jetë në PSG

  • S.A /
  • 06 March 2024 - 08:55
Luis Enrique ka hequr dilemat, e ardhmja e Mbappes s’do të jetë në PSG

Luis Enrique ka konfirmuar se e ardhmja e Kylian Mbappes nuk do të jetë në Paris Saint-Germain, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sulmuesit francez do t’i skadojë kontrata me parisienët në fund të qershorit dhe ai duket i vendosur për të mos e vazhduar më bashkëpunimin me klubin nga “Parku i Princave”.“Me sa duket, e ardhmja e Kylian nuk do të jetë këtu në Paris Saint-Germain, kështu që duhet të testojmë taktika të ndryshme”, deklaroi trajneri spanjoll pas ndeshjes me Real Sociedadin, të cilën PSG-ja e fitoi mbrëmë me rezultat 2:1 në udhëtim për ta konfirmuar kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

PSG-ja s’ka bërë ndonjë konfirmim zyrtar për të ardhmen e Mbappes, por ata e dinë se ka marrë fund 100 për qind me ish-futbollistin e Monacos.

Presidenti Al Khelaifi, trajneri Luis Enrique dhe lojtarët janë të informuar nga Mbappe se do të largohet nga Parisi gjatë verës që po vjen.

Përfaqësuesi francez është në negociata për t’u transferuar në Real Madrid si lojtar i lirë.

(Kosova Sot Online )