Baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë, ombrellë e fuqishme mbrojtëse e shteteve të Ballkanit

Baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë, ombrellë e fuqishme mbrojtëse e shteteve të Ballkanit
Baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë, ombrellë e fuqishme mbrojtëse e shteteve të Ballkanit

Gani Qarri

  • 06 March 2024 - 07:44

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Forcimi i pranisë së Aleancës euroatlantike në Ballkanin Perëndimor, është edhe hapi më i madh dhe më i duhur deri më tani për kontributin praktik në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë, por edhe një paralajmërues për anëtarësimin e shpejtë të shteteve të rajonit në NATO, e ku në rendin e parë duhet të jetë Republika e Kosovës.

-Hapja dhe vendosja në funksion e bazës së re ushtarake të NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë, është lëvizja më e madhe e re, taktike dhe gjeostrategjike për forcimin e stabilitetit politik dhe garantimin e paqes e qetësisë, në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor, pikërisht në momentin më kritik kur gjendemi përballë një agresioni të hapur rus në Ukrainë, konflikt ky me mundësi zgjerimi.

Për aq më tepër, kohët e fundit, njëherit me agresionin rus, kemi edhe garë të shfrenuar në armatim të shteteve të mëdha, kush me motive të mbrojtjes, e kusht atyre, të pushtimit të territoreve të huaja, ndaj vënia në funksion e bazës ushtarake të NATO-së në Kuçovë, ndihmon shumë në relaksimin e gjendjes dhe ruajtjen e qetësisë politike në gjithë Ballkanin Perëndimor. Madje, shtrirja e ombrellës së NATO-s në Shqipëri dhe rajon, shpresohet të shërbejë edhe për një përshpejtim të anëtarësimit të Kosovës në këtë strukturë kaq të madhe mbrojtëse! Forcimi i pranisë së Aleancës euroatlantike në Ballkanin Perëndimor, është edhe hapi më i madh dhe më i duhur deri më tani për kontributin praktik në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë, por edhe një paralajmërues për anëtarësimin e shpejtë të shteteve të rajonit në NATO, e ku në rendin e parë duhet të jetë Republika e Kosovës.

Hapja e Bazës Ajrore taktike të NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë, mundëson jo vetëm vëzhgimin më të afërt të lëvizjeve ushtarake të lindjes, por shënon një hap të rëndësishëm edhe në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, dislokimin e forcës ushtarake dhe të pajisjeve bashkëkohore, që janë fjala e fundit e teknologjisë në industrinë super moderne që prodhohen nga shtetet e aleancës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".