Denveri humbi në kohën shtesë nga Phoenixi, Cavaliers fitojnë me një pikë epërsi

  • S.A /
  • 06 March 2024 - 10:26
Denveri humbi në kohën shtesë nga Phoenixi, Cavaliers fitojnë me një pikë epërsi

Plot nëntë ndeshje janë zhvilluar në mëngjesin e sotëm në Ligën NBA. Takimi më interesant ishte ai mes Denver Nuggets e Phoenix Suns ku fituesi u përcaktua në vazhdim 107:117.

Ndonëse në kohën e rregullt, Denveri i fitoi tre nga katër çerekët e lojë, ky ekip nuk arriti triumfin, transmeton "Kosova Sot Online ".

Suns patën një super çerek të dytë, i cili ia mundësoi që ta qoj ndeshjen në vazhdim dhe në fund të marrin fitore. E në vazhdim, Phoenix u treguan më të mirë, realizuan 15 pikë e pësuan vetëm pesë. I pandalshëm ishte Kevin Durant me 35 pikë, i cili u ndihmua edhe nga Grayson Allen me 28 pikë. Tek Nuggets më të dalluarit ishin Murray me 28 pikë, Jokic me 25 e Porter me 20 sosh. Me vetëm një pikë avantazh, Cleveland Cavaliers triumfuan ndaj Boston Celtics, 105:104. Tre çerekët e parë të ndeshje i takuan Bostonit, por Cleveland ishin të pandalshëm në periudhën vendimtare të cilët e fituan me plus 17 pikë. Më meritoni në fitoren e Cavaliers ishte Dean Wade me 23 pikë. E për Bostonin me pikë dy shifrore u dalluan katër basketbollistë, por nuk luajtën rol për triumf në fund. Në takimet tjera u arritën këto rezultate:

Orlando-Charlotte 101:89, Brooklyn-Philadelphia 112:107, Miami-Detroit 118:110, Atlanta-New York 116:110, New Orleans-Toronto 139:98, si dhe Houston-San Antonio 114:101.

(Kosova Sot Online )