Futbollisti i Llapit shënon gol spektakolar për karrierë, godet porten nga pika e mesit të fushës

  • S.A /
  • 07 March 2024 - 13:52
Futbollisti i  Llapit shënon gol spektakolar për karrierë, godet porten nga pika e mesit të fushës

Klubi i futbollit Llapi ka nxjerrë talente të shumtë ndër vite. Dhe, njëri prej tyre duket se do të jetë edhe Albion Miftari, transmeton "Kosova Sot Online ".

Klubi llapjan e ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shihet futbollisti junior i këtij ekipi teksa shënon gol spektakolar nga gjysma e fushës.

Derisa po fillonte loja, futbollisti i lindur në vitin 2005 pa pritur gjuan në prekjen e parë nga pika e mesit të fushës duke e befasuar portierin kundërshtar, ndërsa topi përfundoi në rrjetë. Ky pa dyshim që është njëri prej golave më të shpejtë që e ka parë ndonjëherë futbolli. Për më tepër, golin e rrallë të Albion Miftarit mund ta shikoni në videon më poshtë.

(Kosova Sot Online )