Ancelotti thyen heshtjen, flet rreth akuzave për ikje të evazionit fiskal

  • S.A /
  • 07 March 2024 - 14:08
Ancelotti thyen heshtjen, flet rreth akuzave për ikje të evazionit fiskal

Gjatë ditës së djeshme u dha lajmi se trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti do të përballet me akuza për evazion fiskal, transmeton "Kosova Sot Online".

Ai po akuzohet se ka dëmtuar Spanjën me mbi 1 milion euro taksa të papaguara duke deklaruar pasuri të rreme gjatë viteve fiskale 2014 dhe 2015.

Rreth kësaj situate, Ancelotti është pyetur mbrëmë, pas kalimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Është një histori e vjetër, e vitit 2015. Prokuroria mendon se kam qenë banor i Spanjës (në atë kohë) dhe nuk kam qenë. Paratë tashmë janë në Prokurori. Tani i takon avokatit të gjejë një zgjidhje. Jam i bindur që nuk kam qenë banor dhe jam i pafajshëm. Le të shohim se çfarë thotë gjyqtari”, përfundoi italiani.

Prokurorët pretendojnë se italiani ka deklaruar vetëm të ardhurat që ka marrë nga Real Madrid dhe nuk ka deklaruar të ardhura nga të drejtat e imazhit.

Sipas aktakuzës, Ancelotti nënshkroi kontratë personale më 1 korrik 2013, në të cilën ia transferoi të drejtat e përdorimit të imazhit kompanisë “Vapia Limited” për një periudhë 10-vjeçare dhe me një tarifë prej 25 milionë euro. Një ditë më vonë, ajo kompani e emëroi Ancelottin si përfaqësues të saj, duke “i lejuar atij fuqinë maksimale për të ushtruar të drejtat e imazhit”. Më vonë, në një datë të pacaktuar, një aneks i kontratës shkurtoi kohëzgjatjen në tre vjet, ndërsa çmimi i të drejtës së përdorimit të imazhit u ul në 1 milion euro. Carlo po akuzohet për dy çështje, ku nëse vërtetohet se është fajtor mund të dënohet me 4 vite dhe 9 muaj burg. 

(Kosova Sot Online )