Konfirmohet zyrtarisht koha e nisjes së meçit të shumëpritur mes Joshua dhe Ngannou

  • S.A /
  • 08 March 2024 - 11:53
Konfirmohet zyrtarisht koha e nisjes së meçit të shumëpritur mes Joshua dhe Ngannou

Tifozët e boksit duhet ta presin mesnatën e sotme pasi tashmë është konfirmuar edhe zyrtarisht koha e fillimit të meçit të Anthony Joshua kundër Francis Ngannou, transmeton "Kosova Sot Online ".

Federata e Sporteve të Arabisë Saudite ka konfirmuar se shëtitjet në ring për meçin e shumëpritur mes dy gjigantëve do të fillojnë në orën 23:20 me orë të Britanisë së Madhe, ndërsa me orën tonë lokale i bie të fillojnë nga ora 00:20. Shëtitjet do të fillojnë pas një shfaqje muzikore të vendosur nga shteti saudit e ndjekur nga himni kombëtar saudit.

Mega përballja mes Joshuas dhe Ngannou do të fillojë pas meçit mes Zhilei Zhang me Joseph Parker, e cila sheh është e vlefshme për kampionin e përkohshëm të peshave të rënda të WBO. Meçi Zhang-Parker do të zhvillohet me rregulla standarde të boksit prej 12 raundesh nga tre minutash, ndërsa Joshua-Ngannou do të ketë vetëm 10 raunde.

Ndryshe kjo përballje do të zhvillohet në ‘Kingdom Arena’ të kryeqytetit saudit, Riad.

(Kosova Sot Online )