‘Do të mbroj familjen’/ Boksieri i vrarë ishte kapur me armë zjarri në 2023-shin

  • S.A /
  • 11 March 2024 - 10:39
‘Do të mbroj familjen’/ Boksieri i vrarë ishte kapur me armë zjarri në 2023-shin

Boksieri i njohur shqiptar, Besar Nimani, u ekzekutua në mënyrë mafioze në Gjermani gjatë fundjavës, transmeton "Kosova Sot Online ". 

Ndërkohë mediat gjermane raportojnë detaje të reja në lidhje me boksierin e vrarë. Sipas tyre, vitin e kaluar ai ishte arrestuar pasi ishte kapur me armë të paligjshme zjarri.

Nimani ishte justifikuar duke thënë se armët po i mbante për të mbrojtur familjen e tij.

Ndërkohë gazeta BILD shkruan se edhe dhjetë vjet më parë, Nimani ishte përfshirë në një përplasje të armatosur. Boksieri nga Kosova ishte vendosur në Gjermani në vitin 1997. Ai kishte fituar 26 nga 27 ndeshje që kishte zhvilluar, duke mbajtur edhe një titull kampion Europe. Ai u vra teksa po dilte nga një restorant në Bielefeld.

(Kosova Sot Online )