Lakers vazhdojnë me fitore, triumfojnë përballë Minnesotas

  • S.A /
  • 11 March 2024 - 12:43
Lakers vazhdojnë me fitore, triumfojnë përballë Minnesotas

Vetëm katër ndeshje janë zhvilluar në mëngjesin e sotëm në ligën NBA. Los Angeles Lakers kanë vazhduar me fitore, pasi para adhuruesve të vet kanë mposhtur Minnesota Timberwolves me rezultatin 120:109, transmeton "Kosova Sot Online ".

Dy pjesë i fituan Lakers e dy të tjerë Minnesota. Ekipi kalifornian e siguruan fitoren në çerekun e fundit.

Tek Lakers u dalluan dyshja LeBron James e Anthony Davis me 29, respektivisht 27 pikë.

Me pikë dyshifrore te skuadra fituese e mbyllën ndeshjen edhe Austin me 19, Rui 15 dhe Russell me 13 pikë.

Te mysafirët, Edwards dhe Reid realizuan nga 25 pikë, por që nuk ishin të mjaftueshme për fitore.

Oklahoma City Thunder ka realizuar fitore ndaj Memphis Grizzliers me rezultatin 124:93.

Thunder ishin dominues nga fillimi e deri në fund, duke i fituar tre nga katër çerekët e lojës.

Krejt çka arriti Memphisi ishte fitimi i çerekut të fundit me tre pikë epërsi, por ishte e pamjaftueshme.

Me gjashtë pikë avantazh, fitore mori edhe Philadelphia 76ers ndaj New York Knicks, 73:79.

Ndeshja ishte tejet e ngushtë, epërsia e çerekut të dytë prej gjashtë pikëshe, ishte vendimtare për fitoren e Philadelphias. Në sfidën e fundit, Brooklyn Nets triumfoi ndaj Cleveland Cavaliers, 101:120.

Pjesa e parë ishte tejet e barabartë, për vetëm një pikë i takoi Brooklynit. Në pjesën e dytë Nets ishin më të mirë, me ç ‘rast arritën fitore me meritë.

(Kosova Sot Online  )