Atletico shkon “all-in” sonte, Interi synon ta ruajë kapitalin e lojës së parë

  • S.A /
  • 13 March 2024 - 09:33
Atletico shkon “all-in” sonte, Interi synon ta ruajë kapitalin e lojës së parë

Liga e Kampionëve do të vazhdojë sonte me dy ndeshjet e kthimit të së tetës së finales. Pa dyshim, dueli i natës do të jetë ai mes Atletico Madridit dhe Interit, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Nerazzurri” kanë kapital prej një goli pasi e kishin fituar lojën e parë me rezultat minimal, 1:0.

Zikaltrit në atë ndeshje e shfaqën ekselencën e tyre, që është reflektim i sezonit fantastik që po e kalojnë.

Lideri i Serie A i ka fituar të gjitha 13 ndeshjet në vitin 2024..

Dhe, këtë seri pozitive do të mundohet ta vazhdojë edhe sonte në “Wanda Metropolitano”.

Në këtë përballje trajnerit Simone Inzaghi do t’i mungojë shënuesi i golit të parë, Marko Arnautovic, si dhe Carlos Augusto, Juan Cuadrado e Stefano Sensi.

Kurse, edhe Atletico i ka disa lojtarë që janë në dyshim për paraqitje në lojën e sontme.

“Los Colchoneros” e kanë fituar vetëm një prej pesë ndeshjeve të fundit, respektivisht veç dy lojë në nëntë takimet e fundit, duke i pësuar pesë humbje në këtë periudhë.

E dueli tjetër i natës do të jetë ai mes Borussia Dortmundit dhe PSV Eindhovenit.

Këto ekipe barazuan në Holandë para një muaji me rezultat 1:1, andaj sonte mbetet gjithçka e hapur rreth kualifikimit. Dy ndeshjet e sontme të Ligës së Kampionëve do të nisin në orën 21:00. 

(Kosova Sot Online )