Simeone: I lumtur për tifozët dhe për lojtarët, e merituam fitoren

  • S.A /
  • 14 March 2024 - 11:59
Simeone: I lumtur për tifozët dhe për lojtarët, e merituam fitoren

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone e ka shprehur gëzimin e tij për fitoren ndaj Interit dhe për kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Los Colchoneros” fituan me rezultat 2:1 mbrëmë duke e përmbysur avantazhin e “Nerazzurri” prej 1:0 nga ndeshja e parë e së tetës së finales.

Prandaj, ishin penalltitë ato që e përcaktuan fituesin dhe ai ishte Atletico.

“Kur e patëm atë rast të pastër për gol me Riquelmen, nuk ia arriti të shënonte dhe desh vdiqa. Ia dhamë më pas një penallti të rëndësishme dhe e gjuajti me koncentrim. Kemi nevojë që djelmoshat të fitojnë hapësira. Jam i kënaqur për njerëzit dhe për lojtarët, luajtëm kundër një skuadre të fortë dhe e merituam fitoren”, deklaroi fillimisht trajneri argjentinas për “Amazon Prime Video”.

“E dinim se mund t’i luanim vazhdimet, i futa në lojë Depayn dhe Correan dhe skuadra e bëri një ndryshim në lojë. Depay e shënoi një ‘golazo’, mund të shënonim edhe dy herë dhe e bëmë një lojë të mirë dhe inteligjente. E dinim se do të na duhej të mbroheshim mirë dhe të ishim të rrezikshëm në sulm”, nënvizoi Simeone.

“Në jetë nuk mund të fitosh gjithmonë. Ne vinim nga humbje të rënda, por kemi lojtarë me një zemër enorme e mbi të gjitha tifozët i kemi të jashtëzakonshëm. Të luash në shtëpinë tonë nuk është e lehtë dhe për fat fituam”, përfundoi trajneri i Atleticos.

(Kosova Sot Online )