Pas kompletimit të çerekfinales së Championsit, ja kur do të hidhet shorti

  • S.A /
  • 14 March 2024 - 14:20
Pas kompletimit të çerekfinales së Championsit, ja kur do të hidhet shorti

Mbrëmë është kompletuar faza çerekfinale e Ligës së Kampionëve, transmeton "Kosova Sot Online ".

Tetë skuadrat më të mira evropiane do t’i mësojnë emrat e kundërshtarëve nesër, kur edhe do të hidhet shorti në Nyon të Zvicrës.

Manchester City, Real Madridi, Bayern Munichu, Paris Saint-Germaini, Arsenali, Barcelona, Atletico Madridi dhe Borussia Dortmundi janë tetë ekipet që e prenë nga një biletë për çerekfinale. Siç dihet, finalja e Championit në këtë edicion do të luhet në stadiumin legjendar “Wembley” të Londrës, më 1 qershor. 

(Kosova Sot Online )