Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho tregon arsyet e mungesës së Dakut e Mujës

  • S.A /
  • 16 March 2024 - 12:44
Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho tregon arsyet e mungesës së Dakut e Mujës

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho gjatë ditës së djeshme ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy miqësoret e marsit.Në këtë listë mungojnë Mirlind Daku dhe Arbnor Muja, derisa është ftuar për herë të parë Arbër Hoxha, transmeton "Kosova Sot Online ".

E për mungesën e Dakut dhe të Mujës, Sylvinho ka dhënë arsyet e tij.

“Në sulm ka shumë dhimbje koke që është normale për mua. Muja, Daku dhe Gjasula janë të rëndësishëm, i kemi në konsideratë, por unë nuk mund të grumbulloj 30 lojtarë. Duhet të shohim edhe lojtarë që vijnë për herë herë të parë me mua si Manaj, për Brojën është hera e dytë. Hoxhën e ndiqnim për tre muaj, luan në të majtë. Duhet të ndjekim lojtarët. Nuk ishte e lehtë. Hoxhën e vëzhgonim prej tre muajsh. Në sulm ka shumë dhimbje koke që është normale për mua’’, u shpreh trajneri brazilian. Fillimisht, më 22 mars, Shqipëria takohet me Kilinë, e tre ditë më vonë me Suedinë.

(Kosova Sot Online )