Bayern Munich e gjen zëvendësuesin e Manuel Neuer

  • S.A /
  • 16 March 2024 - 15:42
Bayern Munich e gjen zëvendësuesin e Manuel Neuer

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer është drejt pensionit nga të luajturit futboll.

Para se ky vendim të e pret ekipin gjerman, ata që tani kanë filluar të mendojnë për një zëvendësues të tij, transmeton "Kosova Sot Online ".

Nëpër mediat italiane dhe ato gjermane po qarkullojnë lajmet për një interesim të “bavarezëve” për portierin e Milanit, Mike Maignan.

Francezi ka bërë paraqitje të shkëlqyera me “kuqezinjtë” e Milanos dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e “gjigandëve” të Mynihut.

Por, Bayerni do të ketë punë që ta përmbush këtë operacion, pasi në garë për Maignan janë edhe disa top skuadra evropiane, e po ashtu edhe cmimi i tij në tregë është tejet i lartë.

(Kosova Sot Online )