Rahoveci, gjysmëfinalisti i parë i Kupës

  • S.A /
  • 20 March 2024 - 08:33
Rahoveci, gjysmëfinalisti i parë i Kupës

Rahoveci është gjysmëfinalisti i parë i Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt), transmeton "Kosova Sot Online ".

“Vreshtarët” të martën mbrëma mposhtën Vushtrrinë në çerekfinale të garës për Kupë.

Ndeshja në Vushtrri përfundoi me rezultat 46:22 në të mirë të skuadrës nga Rahoveci.

Rahoveci ka vetëm fitore në Superligë, ndërsa ka pretendime edhe në garën për Kupë.

Ndeshja nisi me seri 5:0 të Rahovecit, ndërsa pjesa e parë përfundoi 22:11 për këtë skuadër.

Mali Luzha ishte më efikasi te Rahoveci me nëntë gola. Shtatë i realizoi Jeton Bislimi, ndërsa gjashtë i kishte Granit Kadiri.

Katër gola për Vushtrrinë i shënoi Fitim Klinaku, ndërsa nga tri i kishin Erkan Abazxhiku e Oltion Shabani.

Faza çerekfinale vazhdon të mërkurën e të enjten me ndeshjet tjera në të dy konkurrencat.

(Kosova Sot Online )