Kjo është data se kur fillon turneu “Final 8” i Ligës Unike

  • S.A /
  • 21 March 2024 - 08:37
Kjo është data se kur fillon turneu “Final 8” i Ligës Unike

Numrimi prapa ka filluar dhe koha po afron për turneun e ‘’Final 8’’ të Ligës Unike.Kjo ligë, kësaj radhe është vendosur që te meshkujt të luhet në formë turneu duke nisur nga çerekfinalja me katër ekipe kosovare e katër shqiptare, e cila pritet të fillojë sot një javë, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Ndeshjet do të zhvillohen në datat 27 deri më 31 mars në palestrën “Flamurtari” në Vlorë,” kishte shkruar njoftimi i Ligës Unike në fillim të këtij muaji.

Ndërsa skuadrat pjesëmarrëse në turneun “Final 8” të Ligës Unike 2023/24 janë: Peja, Prishtina, Trepça dhe Ylli nga Kosova, Besëlidhja, Kamza, Teuta dhe Tirana nga Shqipëria.

Në stinorin e parë të saj 2020/21, Ylli triumfoi duke fituar Pejën në finale. Në stinorin e radhës 2021/22, ndodhi e kundërta kur Peja mposhti Yllin në finale. Ndërsa stinori 2022/23 nuk u zhvillua fare.

(Kosova Sot Online )