Bukayo Saka lë grumbullimin me Kombëtaren e Anglisë

  • S.A /
  • 22 March 2024 - 10:18
Bukayo Saka lë grumbullimin me Kombëtaren e Anglisë

Kombëtarja e Anglisë do t’i bëjë llogaritë për dy miqësoret e këtij muaji pa futbollistin Bukayo Saka, transmeton "Kosova Sot Online".

Futbollisti i Arsenalit është larguar nga kampi i Anglisë, duke mos arritur të stërvitet me Kombëtaren dhe është kthyer në klubin e tij për rehabilitim.

 “Sulmuesi i Arsenalit shkoi në St. George’s Park me një dëmtim dhe nuk ka qenë në gjendje të marrë pjesë në stërvitje”, thuhet në komunikatën e federatës angleze. Mësohet se vendimi për tërheqjen e Sakës nga skuadra është marrë për një masë paraprake dhe jo për një dëmtim të rëndë.Anglia këtë muaj luan miqësore kundër Brazilit dhe Belgjikës.

(Kosova Sot Online )