Distria Krasniqi kalon në çerekfinale të Grand Slamit të Tbilisit

  • S.A /
  • 22 March 2024 - 10:25
Distria Krasniqi kalon në çerekfinale të Grand Slamit të Tbilisit

Distria Krasniqi ka prekur çerekfinalen në Grand Slamin e Tbilisit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kampionja Olimpike në xhiron e tretë mposhti me Wazaari, holandezen Naomi Van Krevel, në kategorinë deri në 52 kg.

Krasniqi në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Wazaari dhe Ippon, rusen Iana Zhilkina.

Në çerekfinale ajo takohet me garuesen nga Spanja, Ariane Toro Soler.

(Kosova Sot Online )