PSG ka gjetur zëvendësuesin e Mbappes tek Manchester United

  • S.A /
  • 23 March 2024 - 08:52
PSG ka gjetur zëvendësuesin e Mbappes tek Manchester United

Kylian Mbappe do të largohet nga Paris Saint-Germani në fund të këtij edicioni si futbollist i lirë.

E parisienët janë duke menduar për zëvendësuesin e tij. Listës i prin futbollisti i Manchester United, Marcus Rashford, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas raportimeve më të fundit, të prestigjiozes britanike, “The Times”, drejtori Sportiv i PSG, Luis Campos sheh Marcus Rashford, si pasuesin perfekt të Mbappe, me “yllin” e “Djajve të Kuq”, që u lidh ngushtë me një kalim te “parisienët”, që në verën e vitit 2022.

Sezonin e kaluar, 26-vjeçari ishte protagonisti absolut i “Djajve” të Ten Hag, teksa në 56 ndeshjet e zhvilluara regjistroi plot 30 gola, si dhe asistoi 11 herë shokët e tij të skuadrës.

Mirëpo këtë sezon nuk po e gjen ende formën e mirë, deri më tani shënon 5 gola e 6 asistime.

(Kosova Sot Online )