Tahir Batatina lavdëron dy sulmuesit e vetë: Daku është Mbappe, Hyseni është Ronaldo!

  • S.A /
  • 23 March 2024 - 09:08
 Tahir Batatina lavdëron dy sulmuesit e vetë: Daku është Mbappe, Hyseni është Ronaldo!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka lavdëruar ish-sulmuesin e tij, Mirlind Daku dhe sulmuesin aktual të ekipit të tij, Muhamet Hyseni, pas ndeshjeve miqësore të Kosovës dhe Shqipërisë ditën e djeshme (e premte).

Përfaqësuesja e Kosovës fitoi me rezultat minimal 1-0 në udhëtim te Armenia, me golin e vetëm të shënuar nga sulmuesi anësor, Milot Rashica.Në anën tjetër, Shqipëria u mposht me rezultat 3-0 në miqësoren e zhvilluar ndaj Kilit në Itali, transmeton "Kosova Sot Online ".

Pasi si te Kosova, ashtu edhe te Shqipëria, sulmuesit e qendrës nuk arritën të gjejnë golin, ka reaguar trajneri Tahir Batatina.Batatina i ka krahasuar sulmuesit Daku dhe Hyseni me Mbappen dhe Ronaldon, duke aluduar se janë më të mirë se sulmuesit e ftuar për ndeshjen e fundit nga Dardanët dhe Kuqezinjtë.

“Për disa lojtar të Kombëtares Shqiptare, Mirlind Daku është Mbappe, kurse për disa të Kosovës, Muhamet Hyseni është Ronaldo”.

“Forca djelmosha, së shpejti vjen koha juaj dhe ju do jeni ata që do e bëni krenar sërish popullin shqiptar”, ka shkruar Batatina në profilin e tij.

Ndryshe, si Daku, ashtu edhe Hyseni kanë mbetur jashtë listës në këto miqësore të marsit.

(Kosova Sot Online )