Ka luajtur mbi 200 ndeshje te Chelsea, legjenda e klubit i pamëshirshëm: Boehly e ka shkatërruar klubin

  • S.A /
  • 01 April 2024 - 10:00
Ka luajtur mbi 200 ndeshje te Chelsea, legjenda e klubit i pamëshirshëm: Boehly e ka shkatërruar klubin

Chelsea vazhdon të dëshpërojë këtë edicion dhe tani ata janë në pozitën e 11-të në Ligën Premier, transmeton "Kosova  Sot Online ".

Legjenda franceze e klubit, Frank Lebouef i cili ka qëndruar për pesë vite te londinezët dhe ka mbi 200 ndeshje, ka drejtuar gishtin te presidenti Todd Boehly duke thënë se e ka shkatërruar Chelsean. “Më falni, por njerëzit në bord e kanë shkatërruar këtë klub”, tha legjenda e Chelseat, Frank Leboeuf për ESPN.“Kjo është ajo që duhet të përballeni. Si ta rindërtoni atë? Nuk e di, do të marrë shumë kohë”.

“Kam folur shumë për këtë dhe jam ngopur duke përsëritur veten… përderisa nuk keni njerëz ku të mbështeteni, domethënë lojtarë me përvojë, nuk mund të ndërtoni asgjë. Kjo është ajo që përballeni kur ju po përpiqeni të ndërtoni një ekip Akademi”, tha Lebouef. Chelsea ka shpenzuar mbi 1 miliard euro për transferime nën pronësinë e re, duke ndryshuar pothuajse tërësisht skuadrën që fitoi Ligën e Kampionëve me Thomas Tuchel në 2021.

Megjithatë, veprimet e regjimit të ri kanë çuar vetëm në krizë, me Blutë që aktualisht janë në vendin e 11-të në tabelën e Ligës Premier, pozitë që përfunduan edhe vitin e kaluar.

(Kosova Sot Online )