Barcelona e kontakton Napolin për Kvaratskhelian

  • E.K /
  • 05 April 2024 - 13:26
Barcelona e kontakton Napolin për Kvaratskhelian

Barcelona dëshiron ta përforcojë skuadrën në afatin kalimtar të verës.

Dhe për ta bërë këtë, katalonasit do të tentojnë nënshkrimin me gjeorgjianin, Khvicha Kvaratskhelia.

Barcelona ka qenë në kontakt me Napolin përgjatë dy javëve të fundit për anësorin gjeorgjian, raporton AS.

Kvaratskhelia pati sezon të jetës vitin e kaluar, kurse këtë edicion ka rënë dukshëm në formë.

(Kosova Sot Online)