A e dini se pse Foden e mban numrin 47 në fanellë?

  • E.K /
  • 08 April 2024 - 12:49
A e dini se pse Foden e mban numrin 47 në fanellë?

Njeriu kryesor i momentit tek Manchester City padyshim që është Phil Foden.

Anglezi po kalon formë fantastike me citizëns, ku janë në luftë për Premierligën, Fa Cup e Ligën e Kampionëve.

Shumë fansa befasohen se si një yll kaq i madh bartë një numër jo të zakonshëm në fanellë.

Gjyshi i reprezentuesit anglez, Ronnie, ndërroi jetë në moshën 47-vjeçare dhe Foden ka zgjedhur ta nderojë atë duke veshur fanellën e 47-shit që kur ai debutoi te City.

Pep Guardiola i kishte ofruar fanellën me numër 10 të lënë nga Aguero, por Foden e kishte refuzuar.

Në 30 paraqitjet e këtij edicioni në Premieligë, Foden ka realizuar 14 gola e ka bërë shtatë asistime. /

(Kosova Sot Online)