
Lexoni edhe:
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantë
Cristiano Ronaldo e ka humbur kontrollin me rastin e humbjes së ekipit e Al-Nassr nga Al Hilal në gjysmëfinale të Superkupës së Arabisë Saudite, transmeton "Kosova Sot Online".
Ylli portugez u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit të lojës pasi e goditi me bërryl një lojtar të kundërshtarit.
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantëLexoni edhe:
39 vjeçari më pas, pasi e pa t’i jepej kartoni i kuq, desh e goditi edhe gjyqtarin, për të cilin konsideroi se i bëri padrejtësi ekipit të tij. Goli i vonshëm i Sadio Mane ishte i pamjaftueshëm për Al-Nassr që ta shmangte humbjen. Al Hilal ndërkohë falë golave të Al Dawsari e Malcom avancoi në finale të Superkupës, ku do të përballet me Al Ittihad, i cili në gjysmëfinalen tjetër e eliminoi ekipin Al Wehda. Ndërkohë, pesë herë fituesi i Topit të Artë pritet të dënohet rëndë për veprimin josportiv që e bëri sonte.
🚨🚨| For this challenge, Cristiano Ronaldo was sent off. 😳pic.twitter.com/wi6elGm82H
— CentreGoals. (@centregoals) April 8, 2024
(Kosova Sot Online )