Mike Tyson tregon tre boksierët e tij të preferuar të të gjitha kohërave

  • S.A /
  • 09 April 2024 - 12:01
Mike Tyson tregon tre boksierët e tij të preferuar të të gjitha kohërave

Mike Tyson ka treguar tre boksierët e tij të preferuar të të gjitha kohërave duke përfshirë edhe ish-boksierin të cilin ai e quajti ‘Djalli’. Tyson momentalisht po përgatitet për rikthimin e tij në ring, ku më datë 20 korrik do të përballet me YouTuber-in Jake Paul, transmeton "Kosova Sot Online ".

57-vjeçari nuk është ndeshur që prej se barazoi me Roy Jones Jr në një duel të mbajtur në vitin 2020, ndërsa dueli i tij i fundit profesional daton në vitin 2005 ndaj Kevin McBride, aty ku u mposht brenda gjashtë raundeve.

‘Iron Mike’ mbetet kampioni më i ri i peshave të rënda në boks dhe e përfundoi karrierën e tij profesionale me një rekord prej 50-6, pasi luftoi me më të mirët e kategorisë së tij. 

Teksa ai mbetet idhulli i shumë boksierëve të peshave të rënda momentalisht, Tyson ka treguar tre boksierët që ishin tre idhujt e tij më të mëdhenj.

Në një intervistë në vitin 2021, Tyson kishte zbuluar se Muhammad Ali, Sugar Ray Robinson dhe Roberto Duran ishin tre idhujt e tij.

“Duran më inspiroi që të luftoja. Unë e shikoja atë duke luftuar dhe mendoja, ‘Wow, unë dua ta bëjë këtë’”.

“Ali, Duran, Robinson, unë i dua këta tre boksierë”, është shprehur Tyson

(Kosova Sot Online )