Guardiola: Lojtarët e mi më mahnitin gjithmonë – janë legjenda, e duam gjysmëfinalen

  • S.A /
  • 10 April 2024 - 09:18
Guardiola: Lojtarët e mi më mahnitin gjithmonë – janë legjenda, e duam gjysmëfinalen

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka komentuar barazimin “e çmendur” që mbrëmë e regjistroi ekipi i tij ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ndeshja me kthesa, me ethe dhe me plot emocione përfundoi baras, 3:3 në stadiumin elektrizues dhe të mbuluar “Santiago Bernabeu”.

Trajneri spanjoll i ka lavdëruar lojtarët e tij për paraqitjen dhe për rezultatin, duke thënë se ata e mahnitin gjithmonë, ndërsa i konsideroi edhe si legjenda.

“Të dy ekipet dëshironin të sulmonin, ishte një ndeshje e bukur dhe do ta marrim me vete këtë rezultat. Donim ta fitonim lojën për të qenë më afër gjysmëfinales”, deklaroi Guardiola për “Sky Sport”, 

Ish-trajneri i Barcelonës dhe i Bayern Munichut foli edhe për ndeshjen e kthimit, të cilën “Citizens” do ta zhvillojnë në shtëpi, respektivisht në “Santiago Bernabeu”.

“Tash do të mendojmë për Luton, jemi prapa Arsenalit dhe Liverpoolit. Kampionati anglez është një rrëmujë, nuk ekziston pushimi dhe lojtarët e mi po më mahnisin gjithnjë e më shumë, janë të jashtëzakonshëm, janë legjenda. Nga e diela do të përgatitemi për lojën kundër Real Madridit. Duam ta fitojmë lojën”, nënvizoi tutje trajneri spanjoll.

Në fund, ai foli për golat fantastikë që i shënoi ekipi i tij ndaj “Los Blancos”.

“Goli i Foden? Jo keq. Kur gjendet më në qendër, e ka një kualitet të pabesueshëm për të shënuar gol. Edhe Gvardiol e bëri një gol të shkëlqyeshëm”, përfundoi Guardiola.

(Kosova Sot Online )