Trajneri “e transformoi” Zhegrovën me tesha të reja: Mrekulli, u bëre tjetër Edon, çfarë stili, shikojeni këtë

  • S.A /
  • 10 April 2024 - 11:04
Trajneri “e transformoi” Zhegrovën me tesha të reja: Mrekulli, u bëre tjetër Edon, çfarë stili, shikojeni këtë

Para ndeshjes ndaj Marseillet, trajneri i Lille, Paulo Fonseca i kishte premtuar Edon Zhegrovës se nëse do ta fitonin atë ndeshje, do të dilnin të martën (dje) për të blerë rroba, transmeton "Kosova Sot Online".

E fitorja u arrit, ndërsa Fonseca e mbajti premtimin.

Dyshja doli në shopping, teksa trajneri ia zgjodhi rrobat e reja yllit kosovar.

Zhegrova madje pyeti fansat se si ju duket “outfiti” i tij i zgjedhur nga trajneri, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Erdhëm këtu për ta ndryshuar Edonin”, tha në fillim të videos trajneri Fonseca para se Zhegrova të niste t’i provonte teshat.

“Mrekulli. Wow. Tjetër njeri. Çfarë stili. Është një tjetër Edon, shikojeni këtë”, deklaroi më pas trajneri portugez.

Edhe “Messi kosovar” u ndie i kënaqur me rrobat që i mori dhe për të ishte një ditë mjaft speciale kjo.

“Shumë klas. Më duket vetja si trajner”, deklaroi Zhegrova, i cili po e kalon sezonin më të mirë në karrierë dhe është gati për ta bërë hapin e radhës gjatë verës që vjen për t’u transferuar në një klub më të madh evropian.

(Kosova Sot Online )