Lexoni edhe:
Ahmeti: Albin Kurti po ndërhyn në punët e brendshme të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez e ka komentuar fitoren e mbrëmshme ndaj Paris Saint-Germainit me rezultat 3:2, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton "Kosova Sot Online ".
Trajneri spanjoll e konsideron këtë si një fitore të madhe, por që insiston se ende nuk ka marrë asgjë fund sa i përket kualifikimit eventual në gjysmëfinale të kësaj gare.
“Jam mjaft krenar për skuadrën time. Mendoj se zëvendësimet hynë mjaft mirë. E kemi studiuar këtë lojë gjatë tërë javës, e dinim se anësorët do të duhej t’i kalonin kundërshtarët. Por, nuk ka marrë fund asgjë ende”, deklaroi fillimisht Xavi për “Amazon Prime Video”.
“Është një fitore e rëndësishme, kemi vuajtur edhe për faktin se PSG-ja bën shumë presion. Objektiv yni është që të arrijmë në gjysmëfinale dhe e kemi një avantazh”, vazhdoi ai.
“Jam i kënaqur, sepse edhe të rinjtë e demonstruan se mund të jenë të pjekur. Suksesi vjen edhe nga ‘La Masia’”, nënvizoi Xavi.
Sipas tij, nëse një lojtar i ri ka kualitet, ai duhet të luajë, nuk ka nevojë të ketë durim dhe të presë.
I pyetur për të ardhmen, Xavi tha se më shumë po mendon për lojën e kthimit me PSG-në dhe për të shkuar në gjysmëfinale të Championsit.
Dy gola të Raphinhas dhe një i Christensen ia siguruan fitoren e madhe Barcelonës, ndërsa golat e Dembele e Vitinha ishin të pamjaftueshme për parisienët në “Parkun e Princave.
Sidoqoftë, asgjë nuk ka mbaruar pasi na presin edhe 90 minuta të zjarrtë në lojën e kthimit mes këtyre dy gjigantëve.
(Kosova Sot Online )